Sherbimet e ushqimit

E themeluar në vitin 2006, fabrika e bukës dhe pastiqerive “KO-Bake” është zhvilluar shpejtë si një forcë e madhe biznesore në Kosovë, dhe është bërë një akter i përhershëm në shërbimet e ushqimit me pakicë, furnizim ushqimi bazuar në aranzhime kontraktuale dhe industrinë ushqimore në përgjithësi.  Janë njohurit, puna e madhe, angazhimi, ambiciet dhe vizioni i ekipit tonë që kanë qenë drejtuesit kyç të suksesit tonë fenomenal në një treg mjaft konkurues.

Me bazën e kompanisë në Prishtinë, Kosovë, fabrika aktualisht punëson rreth 40 njerëz. Fokusi ynë kryesorë është përgatitja e bukës për konsum të drejtpërdrejtë i cili vjen në disa lloje si buka standarde, bukë dietale, bukë të zezë, bukë thekre dhe të tjera me një kapacitet prodhues deri në 25,000 në periudhë 24 orëshë. Poashtu, fabrika jonë prodhon edhe pastiqeri duke krijuar brande unike të bistokave për tregun lokal dhe ndërkombëtarë.

Ne kemi zhvilluar partneritete me supermarkete të ndryshme, restaurante dhe pika të shitjes që i shërbejnë produktet tona të cilësisë së lartë për konsumatorët.

Vendosmëria jonë ndaj shërbimit, kualitetit dhe vlerës na bënë të dalluar nga të tjerët, duke na  ndihmuar të arrijmë caqe të reja në industrinë e shërbimit të ushqimit! Ne jemi duke punuar për të zgjeruar shërbimet tona në prodhimin e ëmbëlsirave duke përfshier rritjen e aftësive dhe kapaciteteve të ekipit tone për të ofruar shërbime të ushqimit dhe menaxhim të kuzhinave.

Për informata të detajuara për fabrikën e bukës dhe pastiqerive “KO-Bake” ju lutem referohuni në websajtin: www.ko-bake.com

Shiko foto galerinë

Kontakti:

KO-Bake

Adresa: Magjistralja Prishtinë-Shkup (km7)

Tel:  +377 44 507 158/159

Email: [email protected]