Ndërtimi i kompleksit banesorë “NDERIMI”

Banesa 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

Kompania Nderimi SH.P.K në vitin 2012 ka zgjeruar horizontet e saj profesionale në fushën e ndërtimit, në mënyrë më specifike në projektimin dhe ndërtimin e apartamenteve në lagjen piktoreske të MAT 1 në Prishtinë.

Në ofertën e kompanisë tone ofrohen modele unike të ndërtimit dhe përdorimit të teknologjisë, duke u njohur si lider në modele të ndërtimit të ngjashme si në Evropë duke arritur standarded më të larta të  sigurisë për mjedise të jetesës.

Kompleksi i apartamenteve në lagjen MAT 1 në Prishtinë ofron përvojë unike të jetesës për familjet me apartamente të ndryshme në plane të këndshme akomodimi dhe në një mjedis të mrekullueshëm përreth.

Ndërtesa tetë katëshe (8) ofron rreth 13 apartamente të madhësive të ndryshme, të cilat në total i gjithë kompleksi banimi përmban 40 apartamente.

Modelet në metra katrorë të përfshijnë: 87,47m2, 31,96m2, 95,4m2, 83,75m2, 88,80m2, 112,95m2, 88,72m2, 96,56m2, 84,24m2, 113,75m2, 107,98m2, 91,01m2, dhe 65,98m2.  Kati i lartë i ndërtesës është një apartament i madhë nën çati që ofron një mënyrë jetese luksoze për komplet familje.

 

Shkarkojeni katalogun ketu.