Inxhinieri / Ndërtimi

Përvoja e dëshmuar

“Ne garantojmë standarde dhe cilësi të lartë në të gjitha projektet tona”

NDERIMI SH.P.K. është kompani lidere në ndërtimin e komplekseve banesore rezidente si dhe objekteve tjera biznesore dhe të banimit. Duke përdorur njohurit e avancuara të inxhinierëve dhe stafit teknik, si dhe duke shfrytëzuar makineri dhe materiale ndërtimore të sofistikuara, ndërtimet tona përmbushin standarded më të larta të ndërtimit në Kosovë dhe rajon.

 

Kontaktet e sektorit të inxhinierisë/ndërtimit:

Addresa: Mat 1, Prishtinë, Kosovë

Tel:     + 386 (0) 49 710 000

+ 386 (0) 49 786 164

+ 386 (0) 49 720 000

Email: [email protected]

Demolimi i kampit Grek “Rigas Fereros” Ferizaj

Kompania NDERIMI SH.P.K. ka realizuar me sukses projektin e demolimit të kampit të KFOR Grek "Rigas Fereros"në vitin 2013. Demolimi i kompletuar dhe shëndërrimi i lokacionit të kampit në zonë të punueshme bujqësore ka tejkaluar pritjet e klientit.

Shiko projektin

Ndërtimi i kompleksit banesorë në lagjen “Atmejdani 2” në Prizren

Kompleksi “Atmejdani 2” është ndërtuar sipas normave të pranueshme të standardeve të larta të arkitekturës dhe materialeve bashkëkohore duke i përkushtuar vëmendje të veçantë sigurisë, qëndrueshmërisë, funksionalitetit dhe estetikës.

Shiko projektin

Ndërtimi i komplekseve banesore në Ferizaj

Kompania NDERIMI SH.P.K. është nën kontraktuar nga Bardhi Kompani për ndërtimin e dy ndërtesave rezidenciale në rrugën Vellezërit Gërvalla dhe Enver Topalli në Ferizaj. Këto dy ndërtesa rezidenciale ofrojnë kushte të përshtatshme dhe jetë cilësore.

Shiko projektin

Ndërtimi i qendrës së biznesit për kompaninë Bleta në fshatin Greme

NDERIMI SH.P.K. ka dizajnuar dhe ndërtuar qendrën e biznesit për kompaninë Bleta në fshatin Greme në vitin 2012. Ky objekt i përmbush të gjitha nevojat e biznesit Bleta, dhe ka një konstrukt kreativ dhe të përshtatshëm për natyrën e biznesit.

Shiko projektin

Ndertimi i objektit të shkollës në fshatin Greme

Në vitin 2012, kompania jonë është kontraktuar për ndërtimin e shkollës fillore në fshatin Greme, Komuna e Ferizajit. Projekti është realizuar në afat rekord me standarde shumë të larta të ndërtimit dhe inxhinierisë, duke u dekoruar edhe me mirënjohje.

Shiko projektin

Ndërtimi i kompleksit banesorë “NDERIMI”

Kompania Nderimi SH.P.K në vitin 2012 ka zgjeruar horizontet e saj profesionale në fushën e ndërtimit, në mënyrë më specifike në projektimin dhe ndërtimin e apartamenteve në lagjen piktoreske të MAT 1 në Prishtinë.

Shiko projektin