Rreth Nesh

THEMELIMI I KOMPANIS DHE ZHVILLIMI SAJ

Biznesit NTP “Nderimi” të  regjistruar pranë Ministris së Tregtisë dhe Industries në Prishtinë me Nr. të Biznesit  80045352 ne vitin 1991 , si biznes individual  me pronar legjitim  Shaban Aliu  nga Sllatina e eperme  Kuvendi Kumunal- Viti , në vitin 2004 kompania NTP ‘’Nderimi’’ ndërron statusin shoqeror nga nderrmarrje private ne ndërrmarrje shoqerore ku shëndrrohet në Nderimi shpk (shoqeri me pergjegjsi te kufizuar)

Aktivitetet kryesore të kompanis tonë lidhen ngushtë me industrinë ndërtimore, dhe në veqanti, në tregtin me hekur të profileve të ndryshme, të importuara nga Shqipëria dhe Greqia, si dhe exportin e mbeturinave të matalit,në Kosovë jemi lidër i padiskutueshëm dhe përfaqësus kryesorë në Importin/Eksportin e hekurit dhe tregtimin e materialeve të ndryshme ndërtimore.Që nga viti 2008 mbajmë primatin kryesor në Kosove për imprort dhe export te hekurit (shufer metalike armature) dhe mbeturinave te hekurit (skrrap).

 

HISTORIKU

 

Kompania NDERIMI është një biznes aktiv në tregune gjërë të ballkanit qysh prej vitit 1991 . Pothuajse  25 vite të bërit biznes në Kosovë,Shqipëri,Maqedoni ,Greqi ,Mal të Zi dhe në vendet e tjera të rajonit kompania jonë është bërë ,një simbol i biznesit të suksesëshëm  dhe të njohur ndërkombtarisht. Aktivitetet kryesore të kompanis tonë ,lidhen ngushtë me industrinë ndërtimore,dhe në veqanti, në tregtin me hekur të profileve të ndryshme ,të importuara nga Shqipëria dhe Greqia. Në Kosovë jemi lidër i padiskutueshëm në Imprtin /Eksportin e hekurit dhe tregtimin e materialeve të ndryshme ndërtimore.NDERIMI SH.P.K është një ndër kompanit e rralla Kosovare  e cila bashkpunon ngushtë me demontimin e kampeve të KFOR-it në Kosovë.

Si vazhdimësi e të bërit biznes në industrin ndërtimore ,dhe duke pare që ishte , në ndërtimin e objektev banesore ,Kompania jonë vendosi të investoj në ndërtimin e kompleksit afarist biznesor në lagjen MATI 1 në rrugën Ndue Përlleshi . Objekti i pare vetëm sa ka përfunduar ,dhe paraqet një ndër ndërtesat më atraktive në këtë lagje , e ndërtuar me një koncept dhe standard Europian.

 

Në vijimësin e rritjes së kompanisë sonë, në vitin 2000, NDERIMI SH.P.K. ka hyrë në partneritet me kompaninë e njohur të Velesit “Kiro Kuquk” në Maqedoni për të furnizuar tregun e Kosovës me të gjitha lloget e tullave. Në po të njejtin vit, kompania jonë ka rritur numrin e partneriteteve duke përfshier edhe atë me distributorin më të madhë të qimentos në rajon Cement Plus “TITAN” për të furnizuar tregun Kosovar me të gjitha llojet e qimentos.

 

Disa nga përvojat më të veqanta të  kompanisë në projektet e demolimit përfshijë shërbime të shkëlqyera të ofruara për ushtrinë Finlandeze duke demoluar kampin FinCon në vitin 2010; demolimi i bazës së KFOR-it së ushtrisë Irlandeze afër Lipjanit në Kosovë në vitin 2010, demolimi i bazës ushtarake Suedeze në 2011, demolimi i kampit Grek “Rigas Fereros” afër Ferizaj në vitin 2013 dhe shërbimeve të ofruara në bazën ushtarake amerikane Camp Bondsteel që nga viti 2011 ku kompania jonë ka ofruar shërbime demolimi për prishjen dhe largimin e strukturave të ndërtimit si dhe mureve rrethuese që janë përdorur për sigurimin e

kampit.

Mëtutje, me rritjen e kërkesës për ndërtesa banimi në Kosovë, kompania jonë vlereësoi si shumë të rëndësishëme investimet në ndërtimin e kapaciteteve të kompanisë për të planifikuar, menaxhuar dhe ekzekutuar projektet e ndërtimit të ndërtesave të ndryshme të banimit, shkollave dhe qendrave të biznesit në Kosovë.

Nga viti 2012, kompania jonë ka ndërtuar disa kompleks ndërtesash si ndërtimi i një ndërtese të shkollës fillore në fshatin Greme të Ferizajt; ndërtimi i qendrës së biznesit për kompaninë Bleta në fshatin Greme; ndërtimi i dy ndërtesave të banimit, si nënkontraktor i Bardhi kompani në rrugën Vellezërit Gërvalla dhe Enver Topalli in Ferizaj; ndërtimi i kompleksit banesorë në lagjen “Atmejdani 2” në Prizren dhe ndërtimi i objektit banesor “Nderimi” në lagjen Mat 1 në Prishtinë. Për kompleksin banesorë “Nderimi” në Prishtinë, kompania NDERIMI SH.P.K. menaxhon drejtpërdrejtë shitjet dhe mirëmbajtjen.

Shërbimet tona të ndryshme përfshijnë:

· Inxhinieri
· Ndërtimtari
· Operacionet dhe mirëmbajtja
· Menaxhimi dhe përkrahje logjistike
· Shërbimet e ushqimit dhe furnizimit
· Importe dhe tregti
· Program dhe project menaxhment

Vizioni dhe angazhimi ynë është që të vazhdojmëë ofrimin e shërbimeve cilësore për
klientët tanë duke realizuar projekte komplekse në fushën e inxhinierisë, në ndërtim dhe
demolim, logjistikë dhe tregti mbrenda dhe jashtë vendit.