Rreth Nesh

HISTORIKU

 

Kompania NDERIMI është një biznes aktiv në tregune gjërë të ballkanit qysh prej vitit 1991 . Pothuajse  25 vite të bërit biznes në Kosovë,Shqipëri,Maqedoni ,Greqi ,Mal të Zi dhe në vendet e tjera të rajonit kompania jonë është bërë ,një simbol i biznesit të suksesëshëm  dhe të njohur ndërkombtarisht. Aktivitetet kryesore të kompanis tonë ,lidhen ngushtë me industrinë ndërtimore,dhe në veqanti, në tregtin me hekur të profileve të ndryshme ,të importuara nga Shqipëria dhe Greqia. Në Kosovë jemi lidër i padiskutueshëm në Imprtin /Eksportin e hekurit dhe tregtimin e materialeve të ndryshme ndërtimore.NDERIMI SH.P.K është një ndër kompanit e rralla Kosovare  e cila bashkpunon ngushtë me demontimin e kampeve të KFOR-it në Kosovë.

Si vazhdimësi e të bërit biznes në industrin ndërtimore ,dhe duke pare që ishte , në ndërtimin e objektev banesore ,Kompania jonë vendosi të investoj në ndërtimin e kompleksit afarist biznesor në lagjen MATI 1 në rrugën Ndue Përlleshi . Objekti i pare vetëm sa ka përfunduar ,dhe paraqet një ndër ndërtesat më atraktive në këtë lagje , e ndërtuar me një koncept dhe standard Europian.

 

 

Në vijimësin e rritjes së kompanisë sonë, në vitin 2000, NDERIMI SH.P.K. ka hyrë në partneritet me kompaninë e njohur të Velesit “Kiro Kuquk” në Maqedoni për të furnizuar tregun e Kosovës me të gjitha
lloget e tullave. Në po të njejtin vit, kompania jonë ka rritur numrin e partneriteteve duke përfshier edhe atë me distributorin më të madhë të qimentos në rajon Cement Plus “TITAN” për të furnizuar tregun Kosovar me të gjitha llojet e qimentos.

Në vitin 2006, kompania jonë është kyqur në sektorin ushqimit duke themeluar fabrikën për prodhimin e bukës “Ko-BAKE”. Fabrika shumë shpejt është fuqizuar si kompani e madhe në Kosovë, duke u bërë kështu një lojtar i përhershëm në shërbimet e ushqimit me shumicë, furnizim me ushqim bazuar në kontrata dhe

industrisë mbështetëse. Me bazën e saj në Prishtinë, Kosovë, Fabrika ka një kapacitet prodhues prej 25.000 bukë në 24 orë dhe ka të punësuar rreth 40 punëtorë.

Me një performancë në rritje ndër vite në punët ndërtimore, si dhe kapacitetet e njohura të kompanis në tregtimin e materialeve cilësore të ndërtimit, kompania jonë kishte kapacitete të mjaftueshme për të synuar mundësi më të gjera në ofrimin e shërbimeve të cilësisë së lartë në sferën e ndërtimin dhe në punët e
demolimit.

Ne në NDERIMI SH.P.K. ndihemi krenarë të kemi punuar me ushtarakët e KFOR-it të vendeve të ndryshme në Kosovë në projektet e demolimit, duke rritur reputacionin tonë të mirë në sektorët e ndërtimit dhe demolimit si një kompani që ofron shërbime cilësore që përmbushin standardet më të larta të ndërtimit jo
vetëm në Kosovë por edhe në mbarë botën.

Disa nga përvojat më të veqanta të  kompanisë në projektet e demolimit përfshijë shërbime të shkëlqyera të ofruara për ushtrinë Finlandeze duke demoluar kampin FinCon në vitin 2010; demolimi i bazës së KFOR-it së ushtrisë Irlandeze afër Lipjanit në Kosovë në vitin 2010, demolimi i bazës ushtarake Suedeze në 2011, demolimi i kampit Grek “Rigas Fereros” afër Ferizaj në vitin 2013 dhe shërbimeve të ofruara në bazën ushtarake amerikane Camp Bondsteel që nga viti 2011 ku kompania jonë ka ofruar shërbime demolimi për prishjen dhe largimin e strukturave të ndërtimit si dhe mureve rrethuese që janë përdorur për sigurimin e
kampit.

Mëtutje, me rritjen e kërkesës për ndërtesa banimi në Kosovë, kompania jonë vlereësoi si shumë të rëndësishëme investimet në ndërtimin e kapaciteteve të kompanisë për të planifikuar, menaxhuar dhe ekzekutuar projektet e ndërtimit të ndërtesave të ndryshme të banimit, shkollave dhe qendrave të biznesit në Kosovë.

Nga viti 2012, kompania jonë ka ndërtuar disa kompleks ndërtesash si ndërtimi i një ndërtese të shkollës fillore në fshatin Greme të Ferizajt; ndërtimi i qendrës së biznesit për kompaninë Bleta në fshatin Greme; ndërtimi i dy ndërtesave të banimit, si nënkontraktor i Bardhi kompani në rrugën Vellezërit Gërvalla dhe Enver Topalli in Ferizaj; ndërtimi i kompleksit banesorë në lagjen “Atmejdani 2” në Prizren dhe ndërtimi
i objektit banesor “Nderimi” në lagjen Mat 2 në Prishtinë. Për kompleksin banesorë “Nderimi” në Prishtinë, kompania NDERIMI SH.P.K. menaxhon drejtpërdrejtë shitjet dhe mirëmbajtjen.

Shërbimet tona të ndryshme përfshijnë:

· Inxhinieri
· Ndërtimtari
· Operacionet dhe mirëmbajtja
· Menaxhimi dhe përkrahje logjistike
· Shërbimet e ushqimit dhe furnizimit
· Importe dhe tregti
· Program dhe project menaxhment

Vizioni dhe angazhimi ynë është që të vazhdojmëë ofrimin e shërbimeve cilësore për
klientët tanë duke realizuar projekte komplekse në fushën e inxhinierisë, në ndërtim dhe
demolim, logjistikë dhe tregti mbrenda dhe jashtë vendit.